Aksident i çuditshëm, me veturë hyn te “frizerja” (foto)

Një aksident i veçantë trafiku ka ndodhur sot në Skenderaj.

Sipas fotografisë së dërguar në adresë të KALLXO.com nga një qytetar, një veturë ka përfunduar në një sallon për rregullimin e frizurave dhe të grimit.

Qytetari ka thënë se nuk i di detajet e aksidentit.

Vetura shihet se ka thyer derën dhe vitrinën e dyqanit.

Po ashtu, sipas fotos, vetura është me tabela të huaja.