Pas 15 orë kërkimesh policia gjen çiftin hungarez

Pas më shumë se 15 orësh kërkimesh, uniformat blu kanë mundur të lokalizojnë dhe më pas të gjejnë çiftin e turistëve nga Hungaria në zonën e Karaburunit në Vlorë. Ata kishin humbur prej pasdites të së dielës dhe kanë lëshuar sinjalin SOS, por më pas për shkak të errësirës dhe terrenit t vështirë kishin vendosur ta kalonin natën në çadrën e kampingut që kishin me vete. Zona ku ata ngritën çadrën ë kampingut rezultoi pa mbulim me valë telefonike dhe kjo e ka bërë të pamundur që policia të lidhet me ta. Ndërkohë vetëm gjatë mëngjesit të sotëm, uniformat blu kanë mundur të lokalizojnë dhe të shpëtojnë çiftin e turistëve.

Çifti hungarez janë të moshave 35 dhe 40 vjeç dhe makinën e tyre e kishin lënë të parkuar pranë një lokali në zonën ku më pas humbën. Kjo ka bërë që policia të ngushtojë rrethin e kërkimeve dhe në këtë mënyrë ka gjetur pas 15-orësh turistët. Për gjetjen e tyre Policia e Vlorës ngriti grupe kërkimi nga Drejtoria Vendore e Policisë, Policia Kufitare nëpërmjet mjeteve lundruese dhe Repartit Delta.

Pas më shumë se 15 orësh policia ka arritur që të gjejë turistët hungarezë që humbën mbrëmjen e së dielës në Karaburun. Çifti i turistëve nga Hungaria kishte dhënë sinjalin SOS pasi kishin humbur rrugën. Pas kësaj ata duke mos e gjetur dotë rugën e kthimit për shkak të errësirës dhe tërrenit të vështirë, kishin vendosur që të ngrinin çadrën e kampingut dhe të kalonin natën aty.

Por zona që kishin zgjedhur rezultoi një pikë pa mbulim nga valët telefonike ç’ka e ka bërë të pamundur kontaktimin me policinë. Vetëm gjatë mëngjesit të sotëm, policia ka mundur të lokalizojë dhe më pas të gjejë dy turistët hungarez në një zonë të Karaburunit.