Aksident i paspjegueshëm: Pasagjerët fluturojnë nga kombibusi si patate (video)

Një video e filmuar nga kamerat e sigurisë në një autostradë në Tajlandë, kanë kapur momentin kur një grup turistësh britanikë që ishin brenda një furgoni, përplasen me rrethojën mbrojtëse të rrugëve dhe nga goditja e fuqishme, gjysma prej tyre fluturojnë nga furgoni dhe përfundojnë disa metra larg mjetit me të cilin po udhëtonin.

Tetë turistët janë dërguar me urgjencë në spital, ku tre prej tyre janë në gjendje kritike, ndërkaq aksidenti është shkaktuar vetëm pak orë pasi ata kishin mbërritur në Tajlandë.

Ata kishin ateruar me aeroplan në Bangkok dhe ishin nisur me furgon për në resortin turistik, kur edhe ndodhi aksidenti rrëqethës që është kapur nga kamerat e sigurisë.

Megjithatë ende nuk dihet shkaku i aksidentit, pasi siç mund të shihet në video furgoni nuk po lëvizte me shpejtësi të madhe e as që ishte goditur nga ndonjë veturë tjetër.