Aksident i rëndë afër Vushtrrisë, dalin pamjet nga vendi i ngjarjes

Dy vetura janë ndeshur mes veti para pak çasteve në fshatin Pantinë të Vushtrrisë.

Lexuesit e IndeksOnline kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes ku shihen veturat e shkatërruara.

Përveç dëmeve materiale ende nuk është njoftuar për gjendjen e personave që ndodheshin në automjete.

Policia e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke u marrë me rastin./IndeksOnline/