Me kuaj dhe limuzinë, kështu është pritur kryeministri i Shqipërisë në Turqi (Video)

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është takuar këtë të mërkurë me Presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.

Për kreun e qeverisë shqiptare është zhvilluar një ceremoni pritjeje zyrtare, ku ai është shoqëruar nga një eskortë me limuzinë dhe kuaj.

Në momentin e takimit, Rama dhe Erdogani nuk i kanë shtrënguar duart për shkak të masave anti-Covid.

Në këtë vizitë dyditore të Ramës në Ankara, pritet të nënshkruhen disa marrëveshje, të cilat i ka paralajmëruar vetë kryeministri pak më herët.

Rama shoqërohet në Turqi nga ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, ministrja e Arsimit, Evis Kushi, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ministrja e Kulturës, Elva Margariti, ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj dhe ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi.

Kjo vizitë zyrtare zhvillohet pas ftesës së presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan. (tvklan.al)