Aksident i rëndë: Autobusi përplaset me një veturë

0
270

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur gjatë mesditës së sotme në rrugën Pogradec-Qafë Pllocë, të Shqipërisë.

Në këtë aksident ishin të përfshirë një autobus udhëtarësh, i cili ishte përplasur me automjetin e tipit “Wolsvagen”.

Nga ky aksident, përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për njerëz të lënduar, ndërkaq “OraNews”, ka arritur të sigurojë pamje nga vendi i ngjarjes.
Policia ka nisur hetimet për rrethanat dhe shkaqet e aksidentit. /gazetametro.net