Aksident i rëndë, humb jetën 36 vjeçari

Një aksident i rëndë ka ndodhur dje në autostradën Kumanovë – Veles, ku ka humb jetën 36 vjeçari nga Kumanova.

“Më 08.11.2019 në orën 14:30 në autostradën Kumanovë – Veles, në kryqëzimin drejt Petrovecit, D.B. (36) nga Kumanova, deri sa po drejtonte makinën e tip “Opel Corsa”, me targa të Veles, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. D.B. ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa mjeku i ndihmës së shpejtë ka konstatuar vdekjen.

Me urdhër të prokurorit publik trupi i të ndjerit është dërguar për obduksion.”