Aksident i rëndë mes tre veturave në Rinas: Vdes 32-vjeçari, lëndohen tre të tjerë

Një person ka vdekur dhe tre të tjerë kanë mbetur të plagosur mëngjesin e kësaj të hënë si pasojë e një aksidenti të trefishtë.

Policia bën me dije se aksidenti u regjistrua te kthesa e Rinasit në drejtim të Fushë-Krujës, ku janë përplasur një automjet tip “Benz”, me drejtues shtetasin A. B., 53 vjeç, automjeti kamion “Volvo”, me drejtues shtetasin A. R., 45 vjeç, dhe automjeti tip “Skoda”, me drejtues shtetasin G. R., 32 vjeç.

Fatkeqësisht përplasja rezultoi për 32-vjeçarin me inicialet G.R, drejtuesi i mjetit tip “Skoda”, ndërsa të plagosur mbetën 3 pasagjerët në këtë automjet.

Shkaqet e aksidentit nuk dihen ende, teksa policia ka nisur hetimet.