Aksident i rëndë në aksin Elbasan-Cërrik, humb jetën 33-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Cërrik.

Mësohet se shtetasi me inicialet O. H., duke drejtuar automjetin tip “BMW”, ka aksidentuar 33-vjeçarin me inicialet N. B., banues në Cërrik, (këmbësor).

Si pasojë e përplasjes i riu ka ndërruar jetë, gjatë transportimit me ambulancë.

“Në aksin rrugor Elbasan-Cërrik, shtetasi O. H., 41 vjeç, banues në Belsh, duke drejtuar automjetin tip “BMW”, ka aksidentuar shtetasin N. B., 33 vjeç, banues në Cërrik, (këmbësor)

Si pasojë shtetasi N. B., ka ndërruar jetë, gjatë transportimit me ambulancë. Drejtuesi i automjetit, shtetasi O. H. është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.