Përfshihen nga flaka ora elektrike dhe shtylla në Vushtrri (Video)

Në mbrëmjen e sotme zjarri ka përfshirë një orë elektrike dhe një shtyllë në Vushtrri.

Qytetarët bëjnë të ditur se policia dhe zjarrfikësit janë njoftuar dhe zjarrfikësve u është dashur 55 minuta që të arrijnë në vendin e ngjarjes.

Zjarri ka ndodhur në rrugën “Blerim Saraqi” në Vushtrri.