Aksident i rëndë në autostradë, vetura përfundon e rrokullisur jashtë rrugës

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak qesteve në autostradën “Ibrahim Rugova”, afër Suharekës.

Lexues të IndeksOnline kanë dërguar video nga ky aksident ku shihet vetura e rrokullisur jashtë rrugës.

Përveç dëmeve materiale, ende nuk dihet nëse ka të lënduar.

Në vendin e aksidentit ka dalë policia rrugore e cila është duke u marrë me rastin./IndeksOnline/