Detaje nga përplasja me armë në Laç

Një përplasje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qendër të qytetit të Laçit.

Mësohet se një prej personave të përfshirë në këtë konflikt ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital, ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të plagosur.

‘Report TV’ raporton se viktima është Gëzim Jushi, 35 vjeç, ndërsa i plagosur ka mbetur vëllai i tij Gent Jushi.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të saj.