Latifi: Vahabizmi islam është instrument i ndikimit rus në Kosovë

Blerim Latifi, profesori i shkencave filozofike në Universitetin e Prishtinës, thotë se ndikimi rus në Kosovë ushtrohet për “vahabizmit”, një rryme të fesë islame.

Sipas Latifit, “vahabizmi” është instrument konkret i ushtrimit të ndikimit rus në Kosovë, para “broçkullave si lajmet e rreme”.

“A e keni pa, të gjithë sot flasin për rrezikun e ndikimit rus në Kosovë, por askush nuk flet se si ndodhë ky ndikim. I përmendin lajmet e rreme e broçkulla të ngjashme, por e harrojnë apo nuk duan ta përmendin instrumentin kryesor përmes të cilit ushtrohet ky ndikim. Dhe ky instrument nuk është askush tjetër përveç vahabizmit”, shkroi Latifi në Facebook.

Synimi i këtij grupi, thotë Latifi, është cenimi i vlerave perëndimore në Kosovë.

“Duke mos mundur të influencojnë institucionet shtetërore të Kosovës, shkaku se ato janë nën monitorimin permanent amerikan, shërbimet ruse e serbe veprojnë përmes influencimit social e kulturor. Duke mos mundur ta cenojnë sekularizmin institucional, kanë filluar sulmin mbi shoqërinë dhe kulturën sekulare të Kosovës, në mënyrë që gradualisht në Kosovë të krijohet një frymë antiperëndimore”, shkroi ai.

“Sigurisht, ata që i njohin raportet e shoqërisë me institucionet e kanë të qartë se institucionet sekulare nuk mund të funksionojnë gjatë në një ambient social e kulturor josekular”, u shpreh ai.