Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, humb jetën një person

0
208

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë pasdite në autostradën Tiranë-Durrës.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshat Marikaj.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:15, ku një këmbësor ende i paidentifikuar rreth 60
vjeç ka kaluar nga njëra anë e autostradës në tjetrën dhe për pasojë është goditur
për vdekje nga fugoni  “Benz” me drejtues shtetasin F. V, i pajisur me leje drejtimi
dhe çertifikatë të atësisë profesionale.

Drejtuesi i fugonit p “Benz” shtetasi F. V, është shoqëruar në komisariat për
veprime të mëtejshme hetimore.

Policia rrugore dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje, ku po vijon punën për
sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e shtetasit që ka ndërruar jetë.