Aksident i rëndë në dalje të Fushë Kosovës

Automjete të shumta janë ndeshur me njëra tjetrën në rrugën Prishtinë-Pejë, në dalje të Fushë Kosovës.

Kamionë, vetura civile dhe të policisë së Kosovës shihen të aksidentuara si pasojë e mjegullës së madhe, shkruan Express.

Një lexues i Express ka dërguar foto nga vendi i ngjarjes.

Nuk duhet akoma nëse ka të lënduar apo viktima në këtë rast.