Formacionet zyrtare: Bullgari – Kosovë

Kosova luan sonte në stadiumin “Vasil Levski” të Sofjes me Bullgarinë, në një sfidë që vlen shumë për dy skuadrat, shkruan Fokusi.info.

Bullgaria dhe Kosova kanë nga dy pikë, por epërsia e djemve të Bernard Challandes është se bullgarët e kanë zhvilluar një ndeshje më tepër, kështu që sonte do të kërkojnë me çdo kusht trepikëshin.

Sfida fillon prej orës 20:45, ndërsa në stadium nuk pritet të jenë më shumë se 8000 shikues.

Prej tyre, 500 do të jenë tifozë të Kosovës.

Danezi Mads-Kristoffer Kristoffersen do të jetë gjyqtari kryesor i këtij takimi, ndërsa ndihmësit e tij do të jenë Dennis Rasmussen dhe Victor Skytte.

Kosovës do t’i mungojnë në këtë ndeshje Arbër Zeneli, Hekuran Kryeziu, Valon Berisha dhe Herolind Shala./Fokusi.info/

Formacionet zyrtare: