Aksident i rëndë në Drenas, tetë persona të lënduar

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në fshatin Poklek të Drenasit, ku si pasojë janë lënduar tetë persona.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënsja e policisë, Flora Ahmeti.

‘Rreth orës 14:00 në fshatin Poklek të Drenasit ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjeteve,  ku lëndime trupore kanë pësuar tetë person. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor’’, ka thënë Ahmeti.