Gjirokastër: Ura qindravjeçare është kthyer në destinacion turistik (Video)

Në Gjirokastër, një qytet që mbrohet nga UNESCO, një urë qindravjeçare është kthyer në destinacion turistik.
Kryetarja e Bashkisë së Gjirokastrës Zamira Rami tha se ndërtimi i rrugës turistike në pjesën e sipërme të qytetit e kthen këtë monument të rrallë në të vizitueshëm për turistët.
Ura, e cila njihet ndryshe edhe me emrin “Ura e Ali Pashës” është e ndërtuar e gjitha me gur dhe është e lartë 16 metra, e gjatë 40 metra dhe ka një gjerësi 2.3 m. Kjo urë është ende dëshmi e ujësjellësit të famshëm te Gjirokastres që u ndërtua rreth viteve 1810 nga Ali Pashë Tepelena dhe rrënojat e të cilit nuk i mbijetuan kohës./voa/