Krimet e luftës/ Gjenden mbetje kockore në varrezat e Rahovecit e të Prizrenit

Sot ekipi i Mjekësisë Ligjore në bashkëpunim me Policinë për Krime të Luftës dhe prokuroren e rastit, të prirë nga zyrtarët e Komisionit qeveritar për persona të zhdukur, fillimisht në Rahovec gjetën një trup i cili ishte varrosur nga policët serbë gjatë ofensivës serbe në fillim të majit 1999 dhe më pas edhe në lagjen “Tusus” në Prizren.

Trupat do të dërgohen në morgun e Mjekësisë ligjore në Prishtinë për ekzaminim dhe më pas iu dorëzohen familjeve për rivarrim dinjitoz.

“Falënderoj Komisionin qeveritar për persona të zhdukur, ekipin e Mjekësisë ligjore, prokuroren e rastit dhe Policinë e Kosovës për kontributin e tyre të vazhdueshëm në gjetjen dhe identifikimin e familjarëve tanë të vrarë në mënyrë qyqare nga Serbia”, ka thënë Selami Hoti, kryetar i fshatit Krushë e Madhe./Indeksonline