Aksident i rëndë në Elbasan/ Shoferi i dehur përplas për vdekje kalimtarin

Një aksident me vdekje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në aksin rrugor Elbasan-Cërrik. Ai ka qenë duke kaluar rrugën në momentin kur është përplasur nga mjeti tip Benz.

Nuk dihet ende identiteti i viktimës, ndërkohë që drejtuesi i mjetit B.Q., 31 vjeç, është arrestuar nga policia. Sipas policisë drejtuesi i mjetit ka qenë duke drejtuar mjetin në gjendje të duhur në masën 1.03 mg/ l.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë për veprat penale, ‘Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt’ dhe ‘Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor’ shtetasin: B.Q., 31 vjeç,  banues në fshatin Llixha, Elbasan.

Arrestimi i tij u bë pasi në aksin rrugor Elbasan- Cërrik, duke drejtuar  mjetin ‘Benz’, ka përplasur një shtetas të seksit mashkull ende të paidentifikuar, i cili ka ndërruar jetë”, njofton policia.

Vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e viktimës.