Ditët e mërgatës në Preshevë (foto)

Më datat 29, 30 dhe 31 korrik do të mbahet manifestimi i cili do të u kushtohet bashkëatdhetarëve.

Ky manifestim do të mbahet në Preshevë, në kuadët të “Ditës së Mërgatës”.

Sipas Kryetarit të Komuns së Preshevës, do të ketë edhe takime, panair, ndeshje miqësore të futbollit, muzikë, e shumë aktivitete të tjera.

“Ju ftojmë të merrni pjesë në manifestimin kushtuar bashkatdhetarëve tanë, i cili do të mbahet në kuadër të “Ditëve të Mërgatës”, të organizuar nga Komuna e Preshevës. Me dëshirën që të kalojmë çaste të mira bashkërisht gjatë qëndrimit tuaj në vendlindje, ju mirëpresim”, ka shkruar Shqiprim Arifi.