Regjistrohen 119 deputetë në Kuvend të Kosovës

Janë regjistruar deputetët e rinj të Kuvendit të Kosovës, është bërë e ditur përmes një njoftimi për media.

Në Kuvend të Kosovës janë regjistruar 119 deputetë të legjislaturës së 7-të, sipas kalendarit që ishte caktuar nga administrata.

Sipas këtij njoftimi, ka mbetur vetëm edhe deputeti Rasim Demiri pa u regjistruar, e se ky i fundit merret vesh se do t’i kryej procedurat e regjistrimit gjatë ditëve të ardhshme.

“Regjistrohen 119 deputetë të Legjislaturës VII të Kuvendit 119 deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës të Legjislaturës VII, kanë përfunduar procedurën e regjistrimit të Kuvend, sipas kalendarit të përcaktuar nga administrata. Deputeti Rasim Demiri, i cili nuk i është nënshtruar këtij procesi gjatë kësaj jave, do të regjistrohet gjatë ditëve të ardhshme”, thuhet në njoftim./Express/