Aksident i rëndë në Gjakovë (foto)

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në orët e vona të natës.

Aksidenti në mes dy veturave ka ndodhur saktësisht në Gjakovë, përderisa nuk dihet për persona të lënduar.

Sipas pamjeve nga vendi i ngjarjes shihet se veturat janë ndeshur me njëra-tjetrën në një parking të një pompe-derivatesh, duke pësuar kështu dëme të mëdha materiale.