Karateistët e Kosovës kthehen me 9 medalje nga Kroacia

Karateistët e Kosovës janë kthyer nga Kroacia me nëntë medalje, tri të arta dhe gjashtë të bronzta, transmeton fokusi.info.

Këtë arritje, Përfaqësuesja e Kosovës e shënoi në kuadër të Kupës Botërore dhe Ligës së të Rinjve, që u mbajt në Umag te Kroacisë gjatë datave 4-7 korrik 2019.

Siç ka njoftuar Federata e Karatesë së Kosovës, në këtë garë kanë marrë pjese 69 shtete, 1155 garues dhe 1206 paraqitje, kurse 70 shtete në ligën e rinjve me 2500 garues dhe 2578 paraqitje.

Lidhur me këtë, FFK ka njoftuar se nesër në hotel Sirius do të mbajë një konferencë me gazetarë.