Aksident i rëndë në Gjakovë, një i vdekur dhe 5 të lënduar

Një vetaksident ka ndodhur në fshatin Hereq të Gjakovës, ku si rezultat një person ka mbetur i vdekur dhe pesë të tjerë janë lënduar.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Gjakovës, Nystret Gjurkaj.

“Një vetaksident ka ndodhur në fshatin Hereq të Gjakovës ku një person ka humbur jetën dhe pesë të tjerë janë lënduar”, ka thënë Gjurkaj.