Durrës: 18 vjeçari i shpëtoi dy të mitur, por u mbyt vet

Një 18 vjeçari me inicialet A.K, ka vdekur sot në Durrës.

Ai ka hyrë në det për t’i shpëtuar dy të mitur.

Por, pasi arriti t’i shpëtonte ata, nuk ia doli vet.

Policia është akoma në kërkim të trupit të viktimës, raporton Abcnews.al.

Njoftimi i policisë

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 13:30, në Sektor Rinia, Durrës, shtetasi A. K., rreth 18 vjeç, dyshohet se është futur në det, për të shpëtuar dy fëmijë të mitur, të cilët aktualisht ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Shtetasi A. K. nuk ka mundur të dalë në breg. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë Kufitare, të cilat po kërkojnë në det, për gjetjen e tij.