Aksident i rëndë në Gjirokastër, 8 të lënduar (Foto)

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur këtë mëngjes në aksin Kakavijë-Gjirokastër. Ngjarja është shënuar në afërsi të Derviçanit, ndërsa kanë mbetur të lënduar tetë persona.

Sipas “Balkanweb”, mes të lënduarve është edhe një fëmijë rreth 4-5 vjeç, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Nga të dhënat paraprake, raportohet se në aksident janë përfshirë dy makina, ndërsa fëmija ka pësuar dëmtime në kokë.