Aksident i rëndë në Gjirokastër, përplaset trajleri me maunen (video)

GJIROKASTËR- Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e kësaj të marte, ku një person ka mbetur i plagosur.

Gazetari i Report Tv, Piro Nase raporton se një trajler me një kamion, e për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i kësaj të fundit Eugen Hidri.

Ai është transportuar me urgjencë në spital, ku mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë. Nuk dihet ende shkak i këtij aksidenti.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.