Arrestohet i dyshuari për grabitje të armatosur

Policia e Kosovës ka arrestuar sot një person, i cili dyshohet se ka qenë i përfshirë në një grabitje të armatosur në muajin shkurt të këtij viti në një pompë të derivateve.

Njoftimi i Policisë:

Pas hetimeve intensive te bëra nga njesia e hetimeve rajonale e Policise se Kosoves, ne Prishtine me date 04.07.2019 rreth orës 15:15 ne rrugën e Dubrovnikut eshte arrite te identifikohet një dyshuar i perfshire në Grabitjen qe ka ndodhur ne Hajvali ne nje pompë të derivateve, ku gjate ketij rasti nën kërcënimin e armës ishin grabitur para te gatshme në euro, me datën 04.02.2019. Në konsultim me Prokurorin kompetent i dyshuari dergohet ne mbajtje, perderisa hetime tëtjera janë mbetur ende ne proces.