Hajnat vjedhin para dhe stoli të arit në vlerë mbi 40 mijë eurosh në Ferizaj

Hajnat kanë hyrë në një shtëpi e cila gjendet në magjistralen Ferizaj-Shkup dhe nga aty kanë arritur të vjedhin para dhe stoli të arit në vlerë mbi 40 mijë euro.

Ngjarja ka ndodhur të dielën pak para mesnatës.

Rastin e ka konfirmuar për Front Online zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Ai tha se po ashtu janë vjedhur edhe dy armë.

“Nga informatat e para është mësuar se rreth orës 17:00, pronari i shtëpisë A.P ( M/) 38 vjeçar së bashku me anètarët tjerë të familjes kishin dalë nga shtëpia dhe me tu kthyer rreth orës 23:00 kanë vërejtur se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë nga dritarja e shtëpisë dhe nga aty, sipas viktimës kanë vjedhur: 38 mijë euro para kesh, stoli ari në vlerë 3 mijë euro , një pistoletë dhe një pushkë gjuetie, për të cilat posedon leje”, theksoi Veseli.