Aksident i rëndë në Greqi! Humbin jetën 7 emigrantë, 8 të tjerë të plagosur

Një burrë moldav duke drejtuar një automjet me emigrantë të paligjshëm ka ikur me shpejtësi kur pa që policia greke i ishte vënë nga pas.

Pas disa minutash, policia e ka gjetur automjetin përbys. Ekipet mjekësore kanë nxjerrë nga automjeti 7 viktima, 6 të plagosur rëndë dhe 2 të plagosur lehtë të cilët u dërguan në spitalin e Ksantisë. Aksidenti ka ndodhur në orët e para të së premtes në Egnatia Odos./joq/