Vetaksidentohet një veturë në autostradën ‘Arbër Xhaferi’ (Foto)

Një vetaksident ka ndodhur në autostradën ‘Arbër Xhaferi’, afër Kaçanikut.

Në pamjet e siguruar Indeksonline, shihet se si është rrokullisur vetura.

Vetura e rrokullisur ishte me targa të Maqedonisë Veriore.

Ende nuk dihet nëse ndonjë person është lënduar. Policia ende nuk është paraqitur në vendin e ngjarjes, ndërsa ekipet mjeksore janë parë në vendin ku ndodhi aksidenti.