Aksident i rëndë në hyrje të Prizrenit

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur më herët në hyrje të Prizrenit.

Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura, raporton Indeksonline.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet relevante, përfshirë edhe zjarrfikësit.

Aksidenti është shoqëruar me dëme të konsiderueshme materiale, teksa akoma nuk dihet nëse ka të lënduar.