Aksident i rëndë në Ishull-Lezhë, plagosen 6 persona (video)

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Ishull-Lezhë. Dy automjete janë përplasur kokë më kokë dhe për pasojë janë plagosur 6 persona, dy prej të cilëve në gjendje më të rëndë.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur në pranë urës mbi lumin Drin, në Ishull Lezhë, ndërsa për pasojë është bllokuar edhe superstrada.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbulimin e rrethanave të aksidentit.

Lajmi në përditësim…./abcnews.al