Aksident i rëndë në Klinë, një i vdekur dhe dy të lënduar

Ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku në rrugën Pejë – Prishtinë, saktësisht në fshatin Grabanicë të Klinës, raporton Radio 1.

Si pasojë e këtij aksidenti mes dy veturave, një person ka humbur jetën ndërsa dy të tjerë kanë marrë lëndime trupore.

Rasti për Radio 1 është konfirmuar nga Policia e Kosovës.