Burri nga Mitrovica sulmon tre persona me sprej

Policia ka arrestuar një burrë nga Mitrovica pasiqë i njëjti ka sulmuar me sprej tre burra tjerë qytetarë të Kosovës, njofton Policia e Kosovës.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur të mërkurën, me ç’rast tri viktimat kanë pranuar tretman mjekësor.

“Mitrovicë 29.01.2020 – 16:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti kishte përdorur një sprej OL dhe si pasojë tri viktimat meshkuj K-Shqiptarë kanë pranuar tretman mjekësor.”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Siç njofton policia, i dyshuari është arrestuar, ndërsa pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurË të rregullt./Gazeta Sinjali/