Aksident i rëndë në Komoran: Lëndohen tre persona

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në rrugën Prishtinë-Pejë, më saktësisht te “Kroni Mbretit”, kukanë mbetur të lënduar tre persona.

Lajmi është konfirmuar për Gazetën Metro nga zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi.

Ai ka thënë se tre personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor.

“Sot, më 13.08.2020, rreth orës 15:05, policia është njoftuar për një aksident trafiku rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (te Kroni i Mbretit). Në aksident janë përfshirë tri vetura. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Njësitet policore të trafikut kanë dal në vend-ngjarje dhe po merren me rastin.”, ka thënë ai.