Aksident i rëndë në Lushnjë, humb jetën 18 vjeçari dhe lëndohen 4 të tjerë (Foto)

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në aksin Lushnjë-Fier në vendin e quajtur ‘Pushimi i shoferit’.

Si pasojë e aksidentin ka humbur jetën një person dhe janë lënduar 4 të tjerë. Nga informacionet paraprake viktima është 18 vjeçari Klodian Sharka nga fshati Hysgjokaj i Lushnjës.

Mësohet se 4 të rinjtë po udhëtonin me mjetin tip ‘Benz c320’ kur kanë dalë nga rruga. Sipas të dhënave të para katër të rinjtë janë të moshës nga 17 vjeç deri në 19 vjeç.

Njoftimi i policisë:

“Sot pas mesnate në aksin rrugor Fier-Lushnje, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Shoferit” automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin M.Sh, 22 vjeç, banues në Hysgjokaj, Lushnje, është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin B.Sh, 31 vjeç, banues në Hysgjokaj, Lushnje dhe më pas është përplasur edhe me automjetin tip “Jaguar” me drejtues shtetasin G.Q, 33 vjeç, banues në Koplik.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën në vend shtetasi K.Sh, 18 vjeç, banues në Hysgjokaj, Lushnje.(pasagjerë në automjetin tip “Benz” që drejtohej nga shtetasi M.Sh).
Gjithashtu dëmtime kanë marë edhe dy drejtuesit e automjeteve, shtetasit M.Sh dhe G.Q të cilët ndodhen në Spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.”