Pas takimit me Isa Mustafën, deklarohet Albin Kurti

Lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti është deklaruar pas takimit me kreun e LDK-së, Isa Mustafa.

Ai ka thënë se në këtë takim është diskutuar për nevojën e daljes nga kriza dhe të vendosjes së shtetit në binarët e zhvillimit.

Kurti ka shtuar se Kosova përballet me një gjendje të rëndë ekonomike. Ai ka thënë se ishte konstatim i përbashkët nga ky takim se tashmë shpresa po rikthehet te qytetarët, për një të ardhme me drejtësi e përparim, transmeton Sinjali.

“Ky ishte takimi i parë me Prof. Isa Mustafën pas rizgjedhjes së tij kryetar i LDK-së. I urova punë të mbarë dhe shëndet. Biseduam për situatën politike në vend dhe gjendjen e rëndë ekonomike, për nevojën e daljes nga kriza dhe të vendosjes së shtetit në binarët e zhvillimit. Me 22 gusht dy grupet tona parlamentare do të jenë në përbërje të plotë për ta shpërndarë Kuvendin e për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të reja demokratike. Konstatuam që tashmë shpresa po rikthehet te qytetarët, për një të ardhme me drejtësi e përparim.”, ka shkruar Kurti në rrjetin e tij social në facebook.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa nuk është deklaruar ende rreth këtij takimi.