Aksident i rëndë në magjistralen Lipjan-Shtime, një person i vdekur (Foto)

Një person ka mbetur i vdekur dhe dy të lënduar në një aksident që ka ndodhur në magjistralen Lipjan-Shtime rreth orës 11:40.

Për IndeksOnline e ka konfirmuar Policia të cilët kanë treguar se në këtë aksident janë të përfshira dy vetura.

Në pamjet e siguruara shihen edhe disa persona të tjerë me lëndime.