Liverpool shpallet kampion në Premierligë, pas 30 vjet pritjeje

Liverpool ka pranuar një dhuratë të madhe nga skuadra e Chelsea.

Rezultati pozitiv i Chelsea kundër Manchester City me rezultat 2 – 1, ka bërë që Liverpool edhe matematikisht të jenë skuadra kampione në Premierligë

Me 86 pikë pas 31 xhirove, Liverpool numëron tashmë 23 pikë më shumë sesa Manchester City që është në pozitën e dytë, kur kanë mbetur edhe shtatë xhiro për t’u luajtur.

Kështu si qëndron puna, Liverpool janë kampionët e Premierligës.

Ky titull është i pari pas 30 viteve pritje, dhe i pari në versionin e Premierligës. Kurse, në total, në historinë e futbollit anglez, Liverpool tani numëron titullin e 19-të të kampionit.

‘Reds’ së fundmi kanë fituar edhe Ligën e Kampionëve, por ky titull i Premierligës ka vlerën më të madhe për tifozët.

Pritja tashmë ka marrë fund. Liverpool janë kampionët. Por, për fatin e keq të tifozëve, festa ndoshta nuk do të organizohet, për shkak të pandemisë Covid-19.