Këto janë të hyrat që Kosova grumbulloi nga akciza në produkte gjatë vitit 2018

Rreth 400 milionë euro të hyra ka realizuar shteti i Kosovës nga akciza në produkte gjatë vitit 2018, tregojnë të dhënat e publikuara nga raporti i auditimit për Doganën e Kosovës.

Sipas raportit të auditimit, të realizuar nga Zyra Kombëtare e Auditorit, thuhet se Kosova ka përfituar rreth 15 mijë euro më pak nga akciza në produkte në vitin 2018, krahasuar me vitin 2017.

Po ashtu, raporti tregon se Dogana e Kosovës ka përfituar të hyra të mëdha nga tatimi mbi vlerën e shtuar në kufi-dogana.

Auditori ka gjetur mangësi në kalkulimin e bazës doganore dhe në mos aplikimin e çmimeve uniforme me rastin e rivlerësimit të bazës doganore.

Sipas auditorit, kjo “rezulton në trajtim jo të barabartë të importuesve, si dhe zvogëlim të të hyrave doganore”.