Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, dy të lënduar (foto)

Dy të lënduar është epilogu i një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 12:10 në magjistralen Mitrovicë- Prishtinë, përkatësisht afër IP Petrol, në dalje të Vushtrrisë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti. Sipas tij, deri tani një person ka kërkuar ndihmë mjekësore.