Aksident i rëndë në Maliq, vdes i mituri

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen e një të mituri ka ndodhur në Maliq.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 17:00, në fshatin Sheqeras, Maliq.

E. B., duke manovruar me një mjet tip traktor, në oborrin e stallave në fshatin Sheqeras, Maliq, aksidentalisht dyshohet se ka dëmtuar djalin e tij A. B., rreth 5 vjeç.

Fatkeqësisht i mituri ka ndërruar jetë në spitalin e Korçës.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.