Aksident i rëndë në mes dy veturave në Komoran (video)

Sot në ora 14 e 30 minuta, në Komoran të Drenasit, përballë Fer Petrol, ka ndodhur një aksident shumë i rëndë në mes të dy veturave, shkruan fokusi.info.

Siç raportohet, në aksident janë përfshirë një opel zafira dhe një pikap kedy.

Një lexues i Fokusit, i cili na dërgoj videon nga vendi ngjarjes, tregoj se dy veturat kanë pasur një përplasje të rëndë mes vete, dhe njëra është rrotulluar në ara.

Raportohet se ka së paku dy të lënduar, dhe policia e ndihma e shpejtë kanë shkuar në vend të ngjarjes./Fokusi.info/