Aksident i rëndë në Pejë, 6 persona të lënduar në mesin e tyre edhe fëmijë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pak më parë në fshatin Ozdrim të komunës së Pejës.

Indeksonline shkruan se nga ky aksident janë të lënduar 6 persona ku mes tyre ka edhe fëmijë.

Aksidenti mësohet që që ka ardhur si pasoj e shpejtësisë së madhe.