Sami Kurteshit nuk i pëlqyen pyetjet e Adriatik Kelmendit për Kurtin: I quan pyetje policore

Anëtari i VV’së, Sami Kurteshit si duket nuk i kanë pëlqyer pyetjet që mbrëmë gazetari Adriatik Kelmendi ia bëri Kryeministrit të vendit, Albin Kurti. Kurteshi, ajo pyetje i quajti policiore, shkruan Gazeta Metro.

Kurteshi, ka thënë se është e tmerrshme të dëgjosh pyetjet që gazetarët i bëjnë Albin Kurti, ndërsa po në atë kohë lideri i partisë së tij ishte i ftuar në rubikon te Adriatik Kelmendi, pra, Kurteshi e kishte fjalën pikërisht për Kelmendin.

“Shumica e pyetjeve jane policore, por jo politike”, ka shkruar Kurteshi në Facebook.

Ky është reagimi i tij i plotë:

E tmerrshme të dëgjosh pyetjet e shumë gazetarëve ndaj Kryeministrit. Shumica e pyetjeve jane policore, por jo politike. Kjo është e frikshme, sepse dëshmon për edukimin e tyre profesional!.