Ambasadorja e re e SHBA në Shqipëri merr porositë e fundit nga sekretarit i Shtetit

Ambasadorët e rinj të SHBA duket se kanë marrë porositë e fundit nga Departamenti i Shtetit ku më pas do të nisen me misionin e tyre ne vende të ndryshme të botës.

Së fundmi Sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo ka takuar të gjithë ambasadorët e rinj që do të përfaqësojnë SHBA. Pompeo ka shpërndarë edhe një foto ku duket së bashku me ambasadorët.

Në këtë takim ka qenë e pranishme edhe ambasadorja e emëruara për në Shqipëri, Yuri Kim.

Kim shfaqet në krah të sekretarit, ndërsa ky i fundit në rrjetet sociale shkruan:

“Kënaqësi që pata një takim me ambasadorët tanë të emëruar ndërsa përgatiten për të përfaqësuar popullin Amerikan dhe për të udhëhequr Departamentin e Shtetit nëpër botë. Faleminderit për shërbimin tuaj për vendin tonë”, shkruan Pompeo.

Shqiptarja.com