Aksident i rëndë në Prishtinë (foto)

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në lagjen “Arbëri” në Prishtinë, njofton Indeksonline.

Në këtë aksident është e përfshirë një veturë dhe një motoçikletë.

Në fotografitë e siguruara nga Indeksonline, shihet aksidenti, derisa ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar.