Aksident i rëndë në qendër të Obiliqit, 5 persona të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur orët e hershme të mëngjesit të sotëm, në qendër të Obiliqit.

Indeksonline ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes.

Dëshmitarët kanë treguar se nga ky aksident janë lënduar 5 persona.

Policia ka dal menjëherë në vendin e ngjarjes dhe është marrë me rastin.